Icardi i vë ultimatum Juventusit

  • 17 July 2019 - 18:29
Icardi i vë ultimatum Juventusit

Mauro Icardi do ta presë Juventusin deri më 10 gusht dhe pastaj do ta shqyrtojë seriozisht mundësinë për të kaluar te Napoli, të cilit Interi është i gatshëm t’ia shesë argjentinasin për një çmim më të lirë.

Sulmuesi argjentinas është lënë jashtë turit parasezonal i Interit në Azi dhe është paralajmëruar se nuk është pjesë e planeve të trajnerit Antonio Conte.

Icardi, megjithatë, është duke refuzuar të bisedojë me klubet e tjera, përveç Juventusit. 

Sipas Sportmediaset, 25-vjeçari do ta presë Juventusin deri më 10 gusht për ta arritur një marrëveshje me Interin për të, përndryshe do t’ia hapë derën Napolit.

Interi nuk dëshiron ta forcojë rivalin e drejtpërdrejt, Juventusin, prandaj sipas Tuttomercatoweb zikaltrit janë të gatshëm ta ulin çmimin e Icardin në 70 milionë euro për Napolin, nga 80 sa po ia kërkojnë Juves.

(Kosova Sot Online)