Zyrtare: Roma e transferon Mancinin

  • 17 July 2019 - 19:10
Zyrtare: Roma e transferon Mancinin

Roma e ka marrë edhe zyrtarisht mbrojtësin e Atalantas, Gianluca Mancinin, në huazim me kusht që ta blejë për 15 milionë euro plus bonuse.

Ai ka nënshkruar kontratë njëvjeçare deri më 30 qershor 2020, por do ta vazhdojë kontratën me klubin nga kryeqyteti italian nëse i plotësohen kushtet në marrëveshjen e arritur mes klubeve.

Ai është i lumtur dhe mezi pret t’i nisë përgatitjet me Romën.

“Mezi pres ta nis aventurën e re. Jam krenar që jam pjesë e një klubi prestigjioz si Roma”, tha Mancini.

Mancini është qendërmbrojtës 23-vjeçar, i cili i ka dy paraqitje për Kombëtaren e Italisë. 


(Kosova Sot Online)