Ish-drejtori i Interit: Po të isha trajner, do t’ia gjeja një burrë të ri Wanda Naras

  • 18 July 2019 - 11:36
Ish-drejtori i Interit: Po të isha trajner, do t’ia gjeja një burrë të ri Wanda Naras

Ish-drejtori i Interit, Walter Sabatini, pretendon se po të ishte në pozitën e trajnerit të zikaltërve, do t’ia kishte gjetur një të dashur të ri Wanda Naras, bashkëshortes dhe agjentes së Mauro Icardit.

Paulo Sabaitini ishte drejtor i Interit mes viteve 2017 dhe 2018, gjatë kohës kur tifozët e Interit e fajësonin Wanda Naran për problemet e Icardin me skuadrën e zikaltërve.

“Nëse Icardi do të kishte qenë lojtari im. Unë do t’ia kisha gjetur një të dashur të ri Wandas, në mënyrë që ajo të largohej nga Mauro, i cili është një djalosh i mrekullueshëm dhe një baba i dashur”, u shpreh 64-vjeçari.

Wanda Nara fajësohet nga tifozët e Interit se ajo i ka prishur marrëdhëniet mes klubit italian dhe Icardit, duke ndikuar që ai të mos e rinovojë kontratën me zikaltrit dhe ta kërkojë largimin nga klubi.

Historia e Wanda Naras me Interin:

Korrik/gusht 2016

Icardi i del në mbrojtje bashkëshortes dhe agjentes së tij, Wanda Naras, për vendimin e kësaj që t’i bëjë publike negociatat për transferim në Napoli.

Tetor 2016

Icardi e publikoi një autobiografi, ku i goditi ultrasit e Interit.

Maj 2018

Wanda Nara doli në televizion dhe tha se Icardi dëshiron t’i përzë disa lojtarë.

Shkurt 2019

Interi ia merr shiritin e kapitenit të Interit dhe Icardi përgjigjur duke mos pranuar të udhëtojë me skuadrën për ndeshjen kundër Viennas në Ligën e Evropës.

Icardi e përjashtoi veten nga skuadra, duke pretenduar se kishte probleme me gjurin e tij.

Klubi e detyroi Icardin t’i bëjë disa teste për gjurin e tij dhe testet treguan se argjentinasi nuk ishte i lënduar.

Edhe kur Lautaro Martinezi e pati të pamundur të luajë në ndeshjen kthyese kundër Frankfurtit në Ligën e Evropës, Icardi refuzoi të luajë. Kjo bëri që Spalleti t’u japë hapësirë adoleshentëve Merola dhe Esposita për të debutuar për klubin. Kjo nuk mjaftoi dhe Interi u eliminua nga Liga e Evropës. 

(Kosova Sot Online)