Arsenali bën goditjen e papritur, Emery i shtang të gjithë

  • 18 July 2019 - 11:43
Arsenali bën goditjen e papritur, Emery i shtang të gjithë

Arsenali duket se ka arritur të bindë zbulimin e Brazilit në Kupën e Amerikës, Everton Soares.

Zërat e fundit për një marrëveshje mes palëve janë konfirmuar, pasi disa pjesëtarë të ekipit mjekësor të Arsenal-it kanë mbërritur në Brazil.

Sulmuesi i krahut do të kryejë vizitat mjekësore dhe pritet t’i bashkohet skuadrës në fazën përgatitore që po zhvillohet në SHBA. 

23-vjeçari do të largohet nga Gremio me këta të fundit që do të tojnë një shifër të majme.

Arsenali ka arritur marrëveshjen me klubin brazilian për shifrën e 40 milionë eurove.

Një afrim që mbyll merkaton e anglezëve, pasi dihet që buxheti i tyre për këtë merkato ka qenë vetëm 45 milionë euro.

(Kosova Sot Online)