Interi kthen vëmendjen nga Lukaku te Cavani

  • 18 July 2019 - 12:29
Interi kthen vëmendjen nga Lukaku te Cavani

Interi raportohet se ka ndërruar vëmendjen dhe tani ka kthyer shikimin ka sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani.

Manchester United vazhdon të kërkojë më shumë se 80 milionë euro për Lukakun, të cilat Interi nuk janë të gatshëm t’i shpenzojnë.

Me këtë në mendje, Tuttosport dhe Corriere dello Sportpretendojnë se alternativa e yllit belg është Cavani.

Ish-sulmuesi i Napolit shihet si një opsion më i lirë, pasi ai është 32 vjeç dhe ka mbetur me vetëm edhe një vit në kontratën e tij me PSG-në. 

Nerazzurrët gjithashtu do të ishin në gjendje t’i ofrojnë atij një rrogë prej nëntë milionë eurosh, një rënie e lehtë në fitimet e tij aktuale prej 12 milionë euro në sezon.

Sulmuesi uruguaian ka shënuar 193 gola në 279 ndeshje për klubin francez, ndërsa ka fituar edhe pesë tituj të Ligue 1.

Ai shënoi më shumë se 100 herë për Napolin në mes të viteve 2010 dhe 2013, përpara transferimit të tij prej 64 milionë euro në PSG.

(Kosova Sot Online)