Legjenda e Liverpoolit: Klopp do të bëj një hap pas nëse e rikthen Coutinhon

  • 18 July 2019 - 12:57
Legjenda e Liverpoolit: Klopp do të bëj një hap pas nëse e rikthen Coutinhon

Danny Murphy thotë se Liverpooli do të bëjë një hap pas nëse do ta sillte Philippe Coutinho përsëri në Anfield.

Barcelona po kërkon ta shesë brazilianin, të cilin e bleu nga The Reds në janar të vitit 2018.

Pas fitimit të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, Murphy mendon se Jurgen Klopp është duke bërë punë të mirë.

“Liverpool do të bëjë një hap pas nëse do të nënshkruajnë sërish me Coutinhon. Ai luan më mirë në qendër të sulmit ose pas qendër sulmuesit dhe kjo do të bënte ta prishte baraspeshën në ekip”. 

“Mesfushorët e Liverpoolit janë të gjithë super atletë që mbrojnë aq shumë sa ata sulmojnë, të cilët do të humbin nëse luan Coutinho. Klopp kishte aftësi që të ndërtonte një formacion tjetër sapo Coutinho u largua dhe rezultatet flasin”.

“Gjithmonë ka vend për një lojtar kreativ, por Liverpool duhet të shikojë një lojtar si Ousmane Dembele ose Wilfried Zaha”, pohoi ai.

Ndryshe, 42-vjeçari gjatë shtatë sezoneve të kaluara në Anfield ka pasur 170 paraqitje dhe ka shënuar 25 gola në të gjitha garat.

(Kosova Sot Online)