Sturridge pezullohet nga futbolli dhe gjobitet për shkelje të rregullave të bastit

  • 18 korrik 2019 - 15:00
Sturridge pezullohet nga futbolli dhe gjobitet për shkelje të rregullave të bastit

Daniel Sturridge është gjobitur me 75.000 funte dhe është pezulluar nga loja e futbollit deri më 31 korrik, pasi është shpallur fajtor për shkeljen e rregullave të bastit të Federatës së Futbollit të Anglisë (FA).

Sulmuesi anglez është pezulluar për gjashtë javë, katër nga të cilat janë shtyrë deri më 31 gusht 2020, që nënkupton se ai është i lirë të luajë futboll përsëri nga 31 gushti nëse nuk bën ndonjë shkelje tjetër të rregullave të FA-së.

Një Komision i Pavarur ka zbuluar parmës një hetimi se ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe Anglisë i kishte dhënë informacione vëllait të vet, Leonit, të vërë bast për kalimin e tij të mundshëm te klubi i La Ligës, Sevilla.

Komisioni ka gjetur se, duke i dhënë udhëzime të tilla, Sturridge i kishte ofruar vëllait të vet informacione të brendshme për qëllime basti. 

(Kosova Sot Online)