Kosova luan ndaj Luksemburgut të shtunën

  • 18 July 2019 - 15:03
Kosova luan ndaj Luksemburgut të shtunën

Pas përfundimit të grupeve në Kampionatin Evropian, Divizioni B, në Portugali, tashmë fillon faza tjetër e kësaj gare, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës.

Kosova U-20 (M), që u rendit e pesta në grup, do të luajë të shtunën ndaj Luksemburgut për pozitat 17-21.

Ndeshja fillon nga ora 19:30, derisa të dielën përfundon Kampionati në Portugali.


(Kosova Sot Online)