ZYRTARE: Kosovare Asllani transferohet në Real Madrid

  • 18 July 2019 - 15:23
ZYRTARE: Kosovare Asllani transferohet në Real Madrid

Kosovare Asllani është larguar përfundimisht nga futbolli suedez dhe sot ka nënshkruar kontratë me klubin spanjoll, CD Tacón, i cili nga sezoni 2020/21 do të quhet Real Madrid

Kosovare Asllani është bërë me klub të ri.

Futbollistja kosovare është larguar përfundimisht nga Linkopingu i Suedisë për t’u transferuar në ekipin spanjoll CD Tacón, i cili nga sezoni 2020/21 do të quhet Real Madrid.

“Kosovare Asllani është futbolliste e re e CD Tacón. Mirëserdhe”, ka shkruar klubi spanjoll në rrjetet sociale.

Ajo kishte edhe pesë muaj kontratë me klubin suedez, por e shkëputi atë para kohe për t’u transferuar në Spanjë.

“Dua ta falënderoj Linkopingun, me të cilin e kam nënshkruar kontratën e parë që kur isha 17 vjeçare. Dua t’i falënderoj tifozët e klubit dhe t’i uroj fat dhe suksese skuadrës në të ardhmen”, ka thënë Asllani, e cila në Botërorin e fundit të futbollit të femrave e fitoi medaljen e bronztë me Suedinë. 

Image

(Kosova Sot Online)