“Liverpooli s’mund ta përsërisë suksesin e sezonit të kaluar”

  • 18 July 2019 - 16:21
“Liverpooli s’mund ta përsërisë suksesin e sezonit të kaluar”

Ish-ylli i Liverpoolit, El Hadji Diouf, beson se Liverpooli e humbi mundësinë për ta fituar titullin e Premierligës vitin e kaluar. Diouf nuk pret që skuadra e Jurgen Kloppit të garojë për këtë titull edhe sezonin e ardhshëm.

Pas 29 vjetësh pritje, tifozët e Liverpoolit në “Anfield” i shkuan shumë afër trofeut të Premierligës sezonin e kaluar, mirëpo dështuan sërish në këtë tentim.

Skuadra e Kloppit e pësoi vetëm një disfatë në ligë gjatë gjithë sezonit të kaluar, mirëpo kjo humbje erdhi pikërisht kundër Manchester Cityt, që në fund e mori titullin e kampionit të Anglisë për vetëm një pikë.

Sfida me të cilën do të përballet Liverpooli këtë sezon është që ta përsërisë këtë sukses dhe të shkojë edhe një hap më tutje. Diouf nuk është i bindur se ata do të jenë të aftë ta bëjnë këtë gjë.

“Ata ishin të mirë sezonin e kaluar. Unë nuk mendoj se ata do të arrijnë të luajnë ashtu siç bënë sezonin e kaluar”, ka thënë Diouf.

“Ata e humbën rastin për ta fituar titullin sezonin e kaluar sepse futbolli është i ndryshëm çdo sezon dhe nëse e shikon mënyrën se si ata e humbën titullin sezonin e kaluar, ata nuk do të mund ta bëjnë këtë gjë përsëri këtë sezon”. 


(Kosova Sot Online)