Thiago: “Jam kundër VAR-it”

  • 18 July 2019 - 18:04
Thiago: “Jam kundër VAR-it”

U mendua se VAR do t’i shuajë polemikat. Por, që prej përdorimit të saj në sfida të ndryshme, VAR vetëm i ka rritur ato.

Madje, shumë yje të futbollist kanë dalë kundër përdorimit të VAR.

I fundit që ka folur për këtë është mesfushori i Bayern Munich, Thiago Alcantara.

Pas humbjes 1-2 nga Arsenali në miqësoren në International Champions Cup, spanjolli haptazi doli kundër përdorimit të teknologjisë, VAR.

“Jam totatlisht kundër VAR-it. Duket se sjell më shumë drejtësi, por largon nga ju emocionet që t’i dhuron futbolli”, u shpreh ai.

Sipas Thiagos, me VAR, tashmë futbollistët nuk gëzohen e festojnë si më parë, sepse nga sekonda në sekondë  gjyqtari mund të të ndalë dhe ta anulojë golin.


(Kosova Sot Online)