“Serie A, liga e duhur për James Rodriguez”

  • 18 korrik 2019 - 19:05
“Serie A, liga e duhur për James Rodriguez”

Cuadrado mendon se James do të ishte lojtar perfekt për Napolin dhe Serie A.

31-vjeçari i Juventusit, Juan Cuadrado, duke treguar për “Il Mattino” se dëshiron të qëndrojë te “Zonja e Vjetër”, është pyetur edhe për të ardhmen e bashkëkombësit të tij, James Rodriguez.

Sipas Cuadrado, Napoli dhe Serie A janë vendi i duhur për kolumbianin. 

“Për James, Italia do të ishte fantastike. Çdo ekip do të ishte i lumtur ta ketë një lojtar si ai”, u shpreh Cuadrado.

“Të gjithë e dimë se çfarë lojtari i mirë është dhe do të ishte shumë mirë për të transferimi në Itali, sepse do të rritej edhe më shumë taktikisht”.

Napoli e do Jamesin, por vetëm në formë huazimi – kurse Real Madridi dëshiron vetëm që ta shesë.

Nga 42 milionë euro, tani sipas AS Reali kërkon 50 milionë euro për 28-vjeçarin në të kundërtën, ai do të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.

(Kosova Sot Online)