Real Madridi fiton 12.5 milionë euro me shitjen e Hermosos te Atletico Madridi

  • 18 July 2019 - 20:18
Real Madridi fiton 12.5 milionë euro me shitjen e Hermosos te Atletico Madridi

Real Madridi ka fituar edhe 12.5 milionë të tjera nga shitjet në afatin kalimtar të verës.

Mario Hermoso, i transferuar nga Real Madridi te Espanyoli në vitin 2017, është kthyer sërish në Madrid.

Ai edhe zyrtarisht është lojtar i Atletico Madridi dhe falë 50% të drejtave të lojtarit, Los Blancos kanë arkëtuar 12.5 milionë euro, raporton MARCA.

Reali kishte mundësi që ta kthejë në Bernabeu për 7.5 milionë euro e ta shesë më pas për 29 milionë – por Madridi s’dëshiroi që të bëjë pazare në këtë mënyrë.

Me arkëtimin e 12.5 milionëve nga shitja e Hermosos nga Espenayoli te Atletico, Reali ka fituar gjithsej 137.5 milionë euro nga shitjet e futbollistëve këtë verë – derisa kanë shpenzuar mbi 300 milionë.

Nga Madridi janë larguar Kovacic (45 milionë), Llorente (40), Raúl de Tomás (20) dhe Theo (20). Objektivi i Realit është të grumbullojë 300 milionë nga shitjet, për të blerë ende lojtarë në këtë afat kalimtar.

Paul Pogba është objektivi numër një i Zinedine Zidane, por dita ditës gjërat po vështirësohen dhe raportohet se mund të dështojë transferimi i francezit te Los Blancos.

Pas Pogbas, në listën e Zinedine Zidane janë edhe Christian Eriksen i Tottenhamit, Fabian i Napolit dhe Van de Beek i Ajaxit. 


(Kosova Sot Online)