Luiz: Tifozët duan rezultate, ata do ta durojnë vetëm gjashtë muaj Lampardin

  • 19 korrik 2019 - 08:25
Luiz: Tifozët duan rezultate, ata do ta durojnë vetëm gjashtë muaj Lampardin

David Luiz thotë se tifozët e Chelseat do të jenë të durueshëm vetëm gjashtë muaj me Frank Lampardin.

Trajneri 41-vjeçari i di të gjitha për pritjet në Stamford Bridge, pasi ka luajtur 13 vjet për klubin londinez. Dënimi për mos mundësinë e transferimeve të lojtarëve deri në vitin 2020, kjo nuk do ta shpëton ish-futbollistin prej shkarkimit në rast se nuk ka rezultate pozitive.“Unë mendoj se të gjithë e kuptojnë këtë moment dhe të gjithë e kuptojnë se janë të durueshëm, por në fund të gjithë dëshirojnë të fitojnë”, tha Luiz për Football London.

“Ata do të jenë të durueshëm në gjashtë muajt e parë dhe pastaj në gjashtë muajt e fundit [të sezonit] ata duan që ne të fitojmë. Do të jetë kështu, ne duhet të mendojmë për këtë dhe të bëjmë më të mirën për t’i bërë ata të lumtur”.“Nëse ju nuk mendoni si kjo [për të fituar trofe], atëherë ju nuk mund të luani për Chelsean, ambicia duhet të jetë e lartë, sigurisht, ne keni shumë, shumë klube fantastike në Angli. Ata [klubet e tjera] po punojnë me menaxherët për më shumë se tre ose katër vjet dhe kanë skuadra të mahnitshme”, pohoi braziliani.

Ndryshe, Chelsea vetëm pas një viti të angazhimit e shkarkoi trajnerin italian, Maurizio Sarrin dhe në vend të tij erdhi Lampard.

(Kosova Sot Online )