Futbollisti që kushton 50 mijë euro shënoi super gol me volej kundër Hajdukut

  • 19 July 2019 - 08:29
Futbollisti që kushton 50 mijë euro shënoi super gol me volej kundër Hajdukut

Hajduku i Splitit është eliminuar nga Liga e Evropës dhe kjo ka bërë që tifozët të hyjnë në fushë për të qëruar hesapet me lojtarët e tyre.

Ekipi kroat kishte një përparësi prej ndeshjes së parë pasi kishte triumfuar si mysafirë me rezultat 2-0, megjithatë skuadra malteze e Gzires në ndeshjen kthyese bënë sensacion dhe fituan me rezultat 3-1, dhe në saje të tri golave si mysafirë, shkuan më tutje në këtë garë evropiane për klube. Pos trazirave që shkaktuan tifozët pas përfundimit të takimit, në një pikë të ndeshjes u realizua një super gol. Ishte minuta e 69-të e takimit kur sulmuesi Kone morri një harkim të saktë dhe përmes një roveshate arriti ta befasoj portierin kroat të Hajdukut nga një distancë prej rreth 16 metërve.

Për më bë edhe më interesant, futbollisti sipas ueb-faqes së specializuar për vlerësimin e lojtarëve, transfermarkt.de, kartoni i lojtarit kushton hiq më pak se 50 mijë euro gjersa te klubi maltez erdhi para dy javëve. Ndryshe, mediat kroate raportojnë se gjatë ditës së sotme do të jap dorëheqje trajneri, Sinisa Orescanina.

(Kosova Sot Online )