Pas eliminimit, tifozët e Hajduk Splitit futen në fushë për t’i sulmuar lojtarët

  • 19 July 2019 - 08:45
Pas eliminimit, tifozët e Hajduk Splitit futen në fushë për t’i sulmuar lojtarët

Hajduk Split është tronditur në shtëpi duke humbur nga Gzira e Maltës në Ligën e Evropës.

Klubi kroat ndeshjen e parë e kishte fituar në Maltë 2-0 avantazh, ndërsa para 20,000 tifozëve në shtëpi humbi 3-1 duke i kushtuar me eliminim. Pas ndeshjes, tifozët e pakënaqur u futën në fushë duke tentuar madje t’i sulmojnë edhe lojtarët, por gjithçka ishte vetëm verbale sepse konflikti fizik pamundësua nga rojet e sigurisë.

Shumë tifozë u futën në fushë dhe vetëm vrapuan, duke mos pasur rastin të ofrohen.

Kanë qenë rreth 50 tifozë që nga tribuna e veriut pasi rënies së bilbilit të fundit e kanë kaluar gardhin dhe kanë vrapuar drejt fushës.

(Ksova Sot Online )