Futbollisti nga Kosova: Nëse shënoj gol në Beograd, ndoshta do të festoj me shqiponjë

  • 19 July 2019 - 11:26
Futbollisti nga Kosova: Nëse shënoj gol në Beograd, ndoshta do të festoj me shqiponjë

Sulmuesi anësor i HJK Helsink, Erfan Zeneli është i gatshëm që të shkojë në Beograd për të fituar takimin ndaj Crvena Zvezdas në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Skuadra finlandeze e futbollistit shqiptar, HJK Helsink do të luajë ndaj eki.erb, Crvena Zvezdas të mërkurën me fillim nga ora 20:45, në stadiumin ‘Maracana’ në Serbi.

Mediat serbe kanë paralajmëruar tifozët që Zeneli do të luajë në stadiumin e tyre të mërkurën, duke cituar se ai nuk duhet të shënojë assesi.

Portali i njohur serb, Telegraf.rs ka botuar një shkrim, ku vërehet se bëjnë të ditur se Zeneli ka zakon të festojë duke bërë shqiponjën, gjë e cila nuk i pëlqen aspak tifozëve serb dhe kjo është dëshmuar edhe në të kaluarën.

“Legjenda e Helsinkit është një finlandez që golat i feston me shqiponjën shqiptare”, ka shkruar mediumi i njohur serb.

“Crvena Zvezda është një ekip shumë më i mirë, sesa HJK dhe nuk duhet të lejojë që ai të shënojë gol, veçanërisht në Marakana. Ai ka numrin 80 në shpinë”, raportohet në mediumin serb.

Megjithatë, sulmuesi shqiptar me prejardhje nga Vushtrria, Erfan Zeneli thekson se kjo do të jetë një ndeshje si të gjithë të tjerat dhe ai do të futet në fushë për të kryer detyrën.

“Po, sfida e parë luhet në Beograd. Unë dhe ekipi im, HJK Helsinki shkojmë atje për rezultat të mirë, që t’i befasojmë pastaj në Finlandë në takimin e dytë”, tha fillimisht Erfan Zeneli.

“Jam shqiptar i Kosovës, kam lindur në Vushtrri, por kam pasaportën e Finlandës dhe kam bërë disa ndeshje edhe me Kombëtaren e Finlandës. Kjo ndeshje do të jetë sikur të gjitha ndeshjet tjera. Do të shkojë ta kryejë punën në fushë dhe normalisht të marr rezultat të mirë”, vazhdoi 32 vjeçari.

Sulmuesi i HJK komentoi edhe për festimet e tij me ‘shqiponjë’. Ai theksoi se në momentin kur shënon gol, nuk e di se si do të festojë – por do të mbetet për t’u parë.

“Golin kur e shënon, aty nuk e ke parasysh se çfarë ndjenja të vijnë, ndoshta edhe mund ta bëjë shqiponjën, pasi në ato momente nuk mendon shumë. Megjithatë, shpresoj të shënoj – pastaj e shohim se çfarë do të bëjë”, tha Zeneli me shaka.

Zeneli shtoi se do të jap maksimumin në këtë ndeshje, vetëm për arsyen se dëshiron rezultat pozitiv.

“Unë do të shkojë atje për të luajtur futboll dhe do ta jap maksimumin për rezultat të mire. Kjo nuk është hera e parë që luajë në stadium ku ka shumë presion, Stadiumi i mbushur me shumë atmosferë dhe zhurmë, veç e bën lojën më të mirë.”

Në fund, Zeneli potencoi se skuadra e tij do të ketë një përballje të vështirë – por do të japin gjithçka për të kaluar tutje në raundin e tretë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

“Ne e kemi ekipin e ri sivjet, që ka shumë energji dhe gjithashtu jemi disa lojtarë me përvojë, gjë që është kombinim i mirë. Gjithashtu edhe kundërshtari është shumë i mirë dhe kjo nuk do të jetë sfidë e lehtë për neve. Do t’i lë këmbët dhe shpirtin në fushë dhe pastaj do ta shohim rezultatin pas dy ndeshjeve”, përfundoi Zeneli.

Vlen të theksohet se HJK dhe Crvena Zvezda do të ballafaqohen dy herë, për të na kumtuar se cila skuadër do të kalojë në raundin e tretë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë zhvillohet të mërkurën me 24 korrik në Rajko Mitic Stadium (Marakana), ndërsa dueli kthyese zhvillohet me 31 korrik në Telia 5G -areena në Finlandë.

Image

 

(Kosova Sot Online)