Lampard e pëson disfatën e parë si trajner i Chelseat në debutimin e Pulisicit

  • 19 July 2019 - 14:41
Lampard e pëson disfatën e parë si trajner i Chelseat në debutimin e Pulisicit

Frank Lampardi e pësoi disfatën e tij të parë si trajner i Chelseat, pasi që Kasawaki Frontale e shënoi një gol të vonshëm për ta siguruar një fitore me epërsi minimale në Yokohama.

Leandro Damiao e shënoi një gol me kokë vetëm disa momente para fundit të ndeshjes, në të cilin nikoqirët e shfrytëzuan njërin ndër rastet e vetme të ndeshjes për ta mposhtur Chelsean, pas një gabimi të David Luizit.

Në një pasdite zhgënjyese për Chelsean, që e zhvilloi ndeshjen e tretë të turneut parasezonal, Christian Pulisic e bëri debutimin e tij për klubin londinez, kur hyri në lojë gjatë pjesës së dytë.

Atij iu dha mundësia për ta marrë një pushim të zgjatur për shkak të turneut të Gold Cup, Pulisic u emërua në bankën rezervë. Qysh në fillim të pjesës së dytë, ai e zëvendësoi Mason Mountin.

Kjo ishte pjesa më e mirë e paraqitjet jo edhe aq mbresëlënëse të skuadrës së Chelseat, të cilët u përmirësuan pasi në lojë hyri Ross Barkley, megjithatë s’arritën ta gjejnë golin as edhe atëherë në stadiumin “Nissan”.

Barkley i krijoi dy mundësitë më të mira të ndeshjes, së pari duke e gjetur Mountin e pastaj Kenedyn, mirëpo asnjëri prej këtyre të dyve nuk arriti të jetë i saktë para portës.

Olivier Giroud ishte afër golit nga gjuajtja e lirë, afër fundit të ndeshjes, mirëpo portieri e priti goditjen e tij dhe menjëherë pas kësaj, Damiao shënoi për t’ia siguruar skuadrës së tij fitoren. 

(Kosova Sot Online)