Pefqeli largohet nga Prishtina

  • 19 July 2019 - 16:42
Pefqeli largohet nga Prishtina

Mërgim Pefqeli është larguar përfundimisht nga FC Prishtina. Futbollisti prishtinas ka njoftuar për vendimin e tij, duke i falënderuar të gjithë për mbështetjen

Mërgim Pefqeli nuk është më futbollist i Prishtinës.

Futbollisti ofanziv është ndarë me Bardhekaltrit dhe këtë vendim e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.

“Të nderuar familjarë, miqë dhe dashamirë të sportit! Dua të ju njoftoj që nga tani e tutje nuk do të jem pjesë e ekipit të Fc Prishtinës. Falenderojë kryesinë, stafin dhe shokët e ekipit me të cilët kam punuar gjatë këtyre dy sezoneve që kam qenë këtu, ku kemi kaluar sfida dhe gëzime së bashku. Fjalët e fundit janë të dedikuar posaqërisht për të gjithë ju mbështetësit e Prishtinës ( Plisat ) Faleminderit për mbështetjen e pakushtëzuar që më keni dhënë që kur jam bashkuar me ekipin”, ka shkruar Pefqeli në Facebook.

Sezonin e fundit, futbollisti nuk kishte hapësira të mjaftueshme, por sa herë iu dha rasti e tregoi veten.

Nuk dihet ende se ku do ta vazhdojë kontratën Pefqeli.

(Kosova Sot Online )