Theo Hernández: “Milan, klub i madh si Madridi”

  • 19 July 2019 - 18:04
Theo Hernández: “Milan, klub i madh si Madridi”

Theo s’ka asnjë dyshim, Milani është klub po aq i madh sa Real Madridi.

Mbrojtësi i majtë francez, Theo Hernández, që nënshkroi për Milanin duke u larguar nga Real Madridi për 20 milionë euro, thotë se ka arritur “në një klub historik në Serie A” dhe se është “po aq i madh” sa klubi madrilen.

“Vij këtu nga Real Madrid, që është klub fantastik. Por, edhe Milani është i madh, njëjtë. Imazhi i Milanit është pozitive në Spanjë dhe madje kur isha te Real Madridi mendoja se do të më pëlqente të luajë në një klub historik si ky”, tha Theo.

Për takimin me Maldinin në Ibiza: “Ishte kënaqësi takimi me Maldinin. S’mund të them çfarë kemi diskutuar”. 

“Si fëmijë jam inspiruar nga Paolo Maldini, kurse në vitet e fundit gjithashtu më pëlqente Marcelo, i cili më ka dhënë shumë këshilla në Real. Dhe nëse jam këtu, është edhe falë tij”.

“Jam me të vërtetë i lumtur që gjendem këtu dhe shpresoj të luaj sa më shumë”, shtoi Theo mes tjerash.

Theo gjatë ditës shënoi golin e parë për Milanin, në miqësoren me Novaran.

(Kosova Sot Online)