Ngjarje e rëndë/ Gjendet i vrarë në makinë futbollisti i kombëtares

  • 19 July 2019 - 20:56
Ngjarje e rëndë/ Gjendet i vrarë në makinë futbollisti i kombëtares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Venezuelë, teksa lojtari Gerardo Mendoza, është gjetur i vrarë në makinën e tij.

30-vjeçari u vra të enjten në mbrëmje, në rrethana që nuk janë zbuluar akoma. Ngrihen hipotezat se  lojtari mund të ketë refuzuar, ta dorëzojë makinën e tij tek hajdutët dhe kjo ka bërë gjë ata ta vrasin atë. Ose një hipotezë tjetër është ajo e krimit, për shkak të futbollit.

Gjithsesi policia po mbledh provat në mënyrë që të zbardhë ngjarjen, që ka tronditur të gjithë futbollin venezuelian.  Edhe njëherë tjetër ndodh vrasje e një futbollisti, ku vetëm pak ditë më parë u vra në Meksikë, lojtari Mirsha Herrera.

(Kosova Sot Online)