Interi ofron 83 milionë euro për Lukakun

  • 19 July 2019 - 21:44
Interi ofron 83 milionë euro për Lukakun

Raportohet se klubi i Interit ka rritur ofertën për sulmuesin belg Romelu Lukaku në 75 milionë funte, por kjo është ende më pak se sa vlera 80 milionë funta të cilën Machester United e kërkon për Lukakun.

Sipas The Sun, Interi është i gatshëm të paguajë 60 milionë funta menjëherë ndërsa 15 milionë funta në formë të bonuseve.

Gjithsesi raportohet se United nuk pritet të pranojë këtë ofertë. 

Conte po e kërkon me ngulm lojtarin që të zëvendësoje Mauro Icardin i cili po krijon shumë probleme jashtë fushe dhe po sjell publicitet të padëshiruar për klubin.

Lukaku nuk ka udhëtuar me klubin e tij Manchester United për turneun miqësor.

(Kosova Sot Online)