Lojtari i Real Madridit, transferohet në Serinë A

  • 19 July 2019 - 21:51
Lojtari i Real Madridit, transferohet në Serinë A

Tashmë është zyrtare, Udineze ka firmosur me sulmuesin e talentuar të Real Madridit.

Kristo Gonzalez do të jetë lojtari më i ri i Udinezes, me të cilët firmosi një kontratë 5-vjeçare, që e mban të lidhur me klubin italian deri në vitin 2024. Sulmuesi 21-vjeçar kishte disa propozime nga klubet spanjolle, por ai i refuzoi sepse donte të vazhdonte karrierën e tij në Itali. 

Në arkat e Realit do të derdhen 1.5 milionë euro, për shërbimet e spanjollit.

Zyrtarizimin e lojtarit e njoftoi klubi italian, të cilët nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale njoftuan se kishin transferuar Gonzalez nga Real Madridi. Lojtari është aktivizuar me të rinjtë e Realit duke zhvilluar ndeshje shumë të mira, dhe tani do të nisë një aventurë të re në futbollin profesionist.

(Kosova Sot Online)