Pochettino zbulon se do jepte dorëheqje nëse Tottenham do të fitonte Ligën e Kampionëve

  • 19 July 2019 - 22:15
Pochettino zbulon se do jepte dorëheqje nëse Tottenham do të fitonte Ligën e Kampionëve

Trajneri i Tottenham Hotspurs, Mauricio Pochettino, ka pranuar se ai do të jepte dorëheqje nëse do të kishin fituar në finalen e Ligës së Kampionëve.

Spurs humbën finalen ndaj rivalëve anlgezë të Liverpool me rezultat 2-0 në Madrid në finalen që u luajt me datën 1 qershor.

Por strategu argjentinas tregon se humbja vetëm sa e ka bërë atë më të uritur për suksese me klubin londinez.

“Pas pesë viteve në një projekt shumë të vështirë si ky tek Tottenhami, ne kishim zhvilluar biseda të shumta” tregoi Pochettino.

“Nëse do të kishte një rezultat tjetër në finale do të mendoja se është koha të largohem nga klubi, dhe do u jepja mundësinë për një kapitull të ri me një staf të ri”. 

“Por pas finales e ndjeja se nuk është një mënyrë e mirë për të dalë kështu. Nuk jam një person që injoron problemet”

Pochettino që është 47 vjeçar ka pesë vite që është trajner tek Tottenhami. Përkundër sukseseve të mëdha sa i përket pozitës së klubit në gara, ende Pochettino nuk ka arritur të sjellë ndonjë trofe në klubin londinez.

(Kosova Sot Online)