Strakosha i bashkohet Lazios në grumbullim, program special për të kapur formën
Thomas Strakosha duket se ka lënë pas dëmtimin e pësuar në fund të sezonit dhe është gati për të nisur përgatitjet sezonale me klubin e Lazios.
Portieri i Kombëtares shqiptare ka kryer vizitat mjekësore në Romë dhe ka udhëtuar në Auronzo di Cadore, ku Lazio po kryen fazën përgatitore, ndërsa pritet që të nisë punën nga dita e nesërme.
Strakosha do të nisë me një program të personalizuar përgatitjesh, për të synuar arritjen e formës më të mirë në fillim të kampionatit.
Kujtojmë që për shkak të këtij dëmtimi, Thomas Strakosha mungoi edhe në dy ndeshjet eliminatore të Euro 2020-ës me Shqipërinë, përballë Islandës dhe Moldavisë.
(Kosova Sot Online)