Kovaç thotë se Sanches nuk largohet

  • 19 July 2019 - 22:42
Kovaç thotë se Sanches nuk largohet

Trajneri i Bayern Munich, Niko Kovaç, ka deklaruar se lojtari i ri portugez Renato Sanches nuk do të largohet nga klubi.

“E kam bërë të qartë, Sanches nuk do të largohet”, ka thënë Kovaç.

Sanches vitin e kaluar kishte një sezon pak më të mirë duke marrë parasysh se forma e tij para këtij sezoni kishte rënë shumë. Prej që bëri debutimin e tij në moshën 18 vjeçare me kombëtaren e Portugalisë shumë është pritur nga talenti i ri.

Ai madje ishte paraqitur edhe në finalen e Euro 2016 kur Portugalia u bë kampione. 

Sanches ka folur rreth gjendjes së tij në klubin e madh gjerman.

“Ne kemi folur për gjithçka, situatën time dhe treningun” ka thënë Sanches.

“Ai (Kovaç) më ka thënë se do më jap mua dhe lojtarëve tjerë një shancë për të treguar vetën. Do fillojmë nga zero”

“Unë mendoj se i duhem pasi që jam një lojtar i mirë dhe klubi beson në mua”

21 Vjeçari është me ekipin për ndeshjet miqësore para fillimit të sezonit në Gjermani.

(Kosova Sot Online)