Liverpooli gati që ta bëjë Salahun lojtarin më të paguar në Ligën Premier

  • 19 July 2019 - 23:25
Liverpooli gati që ta bëjë Salahun lojtarin më të paguar në Ligën Premier

Liverpooli pasi kishte sukses në Ligën e Kampionëve duke e fituar, tani po mendon që t’i ‘blindojë’ yjet.  

I pari në listë sa i përket rinovimeve është Mohamed Salah, i cili do të futet në sezonin e tij të tretë me klubin.

Ai ka pasur shumë oferta për tu larguar, por që i ka refuzuar dhe kjo ka bërë që klubi ta përgatiti një kontratë të re për të. 

Drejtuesit e Liverpoolit duan ta bëjnë lojtarin më të paguar në Ligën Premier duke i ofruar një rrogë prej rreth 25 milionë eurosh në sezon në një kontratë për pesë vite.

Marrëveshja aktuale mes Salah dhe klubit është e vlefshme deri në verën e vitit 2023.

Klubi po mendon t’ia shtojë në kontratën e re edhe një vit, por edhe klauzolë për prishje të kontratës.

Salah u transferua te Liverpooli në verën e 2017 nga Roma. Që atëherë ai ka zhvilluar 74 ndeshje në Ligën Premier ku ka shënuar 54 gola.

(Kosova Sot Online)