Hodgson mohon të ketë kërkuar Zaha largimin drejt Arsenalit

  • 20 July 2019 - 09:12
Hodgson mohon të ketë kërkuar Zaha largimin drejt Arsenalit

Trajneri i Crystal Palace, Roy Hodgson këmbëngul se nuk ka dëgjuar nga Wilfried Zaha t’i thotë klubit që dëshiron të largohet drejt Arsenalin.

Zaha është i gatshëm të bashkohet me Arsenalin këtë verë, me Topçinjtë që kanë parë një ofertë prej 40 milionë funtesh të refuzuar më parë këtë muaj.Por, Palace është i vendosur të mbajë Zahan, pasi tashmë kanë shitur Aaron Wan-Bissaka tek Manchester United në një marrëveshje prej 50 milionë funtesh. 

I pyetur për situatën në natën e së premtes, Hodgson ka thënë se nuk e di nëse Zaha i ka kërkuar klubit largimin.

“Ai nuk më ka folur për këtë, nuk e di nëse ai i ka folur klubit [që kërkon të largohet]”, ka thënë fillimisht Hodgson. 

“Sa i përket meje, ai do të kthehet, është lojtari ynë dhe nuk më është dhënë asnjë informacion që klubi është i interesuar ta shesë atë në këtë moment”.

“Unë e pres atë përsëri, duke shokuar përpara për të punuar me të dhe duke parë disa nga gjërat që mund të bëjë për ne”, përfundoi trajneri anglez.

(Kosova Sot Online )