A do të fitonte kundër Joshuas? Mike Tyson jep përgjigje të papritur

  • 20 July 2019 - 09:52
A do të fitonte kundër Joshuas? Mike Tyson jep përgjigje të papritur

Kush do ta fitonte një meç në kategorinë e peshave të rënda mes Mike Tysonit dhe Anthony Joshuas? Vetë Mike Tyson nuk e mendon veten favorit kundër Joshuas, të cilin e quan “të bukur”.

Ish-kampioni i unifikuar botëror në kategorinë e peshave të rënda, Mike Tyson, është tifoz i madh i Anthony Joshuas, i cili i mbante tituj WBA, IBF dhe WBO, para se t’i humbte muajin e kaluar kundër Andy Ruiz Jr.

“Hej, ai më pëlqen me të vërtetë. A e dini si është ai? Ai është një frymëmarrje e ajrit të pastër. Ai është shumë i pastër, shumë me të vërtetë shumë i pastër”, ka thënë Tyson.

“Ai është një djalosh i pastër dhe është një luftëtar i pastër. Ai godet mirë. Ti vetëm mund t’ia urosh atij më të mirat”. 

Pastaj, Tyson u pyet se a do të kishte mundur ai ta mposhte britanikun 29-vjeçar.

“Nuk e di. Egoja ime më thonë se askush nuk mund të më mposhtë. Mirëpo, ti e shikon atë dhe… ai duket shumë i bukur!”, shtoi Tyson.

“Ai thjesht duket si një luftëtar, e dini për çfarë e kam fjalën? A duket se ka lindur për ta bërë këtë punë që e bën tani. Atij i duhet më shumë përvojë, natyrisht, po pastaj ai do të ngjallet”.

Megjithatë, Joshua e sheh një meç të tillë më ndryshe.

“Mike Tyson do të më kishte shkatërruar. Nuk ka asnjë mundësi që unë ta mposhtja atë. Unë vetëm do t’i kisha ikur Tysonit, ai ishte një bishë. Ia jap të gjitha meritat dhe respektin atij. Edhe pse ai është 50-vjeçar tani, ende e mbaj mend si Tysonin e ri”, kishte thënë Joshua në vitin 2017.

(Kosova Sot Online)