Ronaldo zgjidhet sportisti më i adhuruar në botë

  • 20 July 2019 - 10:54
Ronaldo zgjidhet sportisti më i adhuruar në botë

Cristiano Ronaldo është zgjedhur sportisti më i adhuruar në botë për këtë vit, sipas një studimi të fundit të realizuar nga YouGov.

YouGov i publikohet listat e vajzave dhe djemve më të adhuruar në botë çdo vit dhe mbi 42 mijë njerëz nga 41 vende konsultohen për të arritur deri te lista përfundimtare.

Pesë-herë fituesi i Topit të Artë, Ronaldo, është atleti i ranguar më së miri në botë, duke u ngjitur për tri vende më lart. Ai është i radhitur në pozitën e shtatë, dy vende më lart se rivali i tij, Lionel  Messi.

Edhe Ronaldo, edhe Messi, e kanë dominuar botën e futbollit gjatë viteve të fundit dhe ata janë më të adhuruar në botë sesa presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe Papa Françesku.

Përderisa kjo dyshe është vazhdimisht në garë për tituj individual dhe trofe me skuadrat e tyre, ata kanë edhe shumë respekt për njëri-tjetrin.

Në fakt, muajin e kaluar, Messi e pranoi haptazi se atij i mungonte Ronaldo në La Liga, pasi portugezi u transferua në Serie A te Juventusi gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar.

“Natyrisht që më mungon Ronaldo, ai e bënte Real Madridin më të fortë. Unë thashë se ata do ta vërejnë largimin e Cristianos, ashtu siç do t’i kishte ndodhur secilës skuadër”, kishte thënë Messi në një intervistë për Fox Sports.

(Kosova Sot Online)