Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Sllovakinë

  • 20 July 2019 - 11:49
Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Sllovakinë

Gjatë fundjavës, ekipi kombëtar i Kosovës në basketboll do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Sllovakinë. Të dy këto takime do të zhvillohen në Sllovaki.

Ndeshja e parë zhvillohet sot (e shtunë) nga ora 18:00, derisa ndeshja e dytë, nesër (e diel), po ashtu nga ora 18:00. 

Të dy këto takime do t’i ndihmojnë përzgjedhësit të Kosovës, Damir Mulaomeroviq për të parë formën e lojtarëve para ndeshjeve ndaj Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe, që zhvillohen gjatë muajit gusht, në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2021.

Dardanët më 3 gusht janë mysafirë të Luksemburgut, më pas e presin Britaninë e Madhe më 7 gusht dhe Luksemburgun më 14 gusht, kurse ndeshja e fundit është kundër Britanisë në udhëtim më 17 gusht.

(Kosova Sot Online)