Ibra zihet me trajnerin kundërshtar: Shko në shtëpi, k*rvë e vogël

  • 20 July 2019 - 12:32
Ibra zihet me trajnerin kundërshtar: Shko në shtëpi, k*rvë e vogël

Pasi e mori vëmendjen e të gjithë që po e shikonin derbin e Los Angelesit me het-trikun e tij, Zlatan Ibrahimovic shpërtheu ndaj njërit trajner të Los Angeles FC. Fjalët ofenduese të suedezit u kapën nga kamerat televizive.

Zlatan Ibrahimovici e shënoi një het-trik mbresëlënës për LA Galaxy në ndeshjen kundër Los Angeles FC, të cilën skuadra e suedezit e fitoi me rezultat 3:2. Ndeshja ishte e tensionuar dhe kjo u vërejt edhe pas fundit.

Sulmuesi i LA Galaxy shkëmbeu fjalë me njërin ndër trajnerët e stafit të Los Angeles FC, të cilit i tha: “Zhduku! Shko në shtëpi, k*rvë e vogël”.Pas ndeshjes, Ibrahimovici e goditi edhe yllin e skuadrës kundërshtare, Carlos Velan, i cili është duke e pasur sezonin më të mirë në histori të MLS, duke thyer rekorde me statistikat e tij.

“Kam shumë respekt për Velan. Ai është një lojtar i mirë, Por, ju e bëtë një gabim: ju e krahasuat atë me mua. Ky ishte gabimi i juaj i madh”, u shpreh Ibrahimovic pas ndeshjes.

“Unë kam besim në vete. Njerëzit e quajnë këtë arrogancë, unë e quaj vetëbesim. Njerëzit injorantë e quajnë arrogantë, njerëzit inteligjentë e quajnë vetëbesim”.

Kjo fitore ishte e rëndësishme për skuadrën e LA Galaxy jo vetëm pasi që erdhi kundër rivalit të qytetit, por pasi që këto tri pikë mund t’u ndihmojnë atyre të dalin nga një ecuri e dobët, gjatë së cilës i humbën shtatë nga 11 ndeshjet e fundit.

Megjithatë, disfata e së premtes nuk e ndryshon pozitën e LAFC si favorit për ta fituar titullin e Major League Soccer këtë sezon, por mund t’i ndihmojë Ibrahimovicit në tentimin për ta fituar çmimin për lojtarin më të mirë të MLS. 

(Kosova Sot Online )