Pamje nga stërvitja e Kosovës në Bratislavë

  • 20 July 2019 - 13:42
Pamje nga stërvitja e Kosovës në Bratislavë

Federata e Basketbollit e Kosovës i ka publikuar disa fotografi nga stërvitjet që po i zhvillon ekipi kombëtar i Kosovës në Bratislavë, ku sot dhe nesër do t’i zhvillojë dy ndeshje kundër Kombëtares së Sllovakisë.

Gjatë fundjavës, ekipi kombëtar i Kosovës në basketboll do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Sllovakinë. Të dy këto takime do të zhvillohen në Sllovaki. 

Ndeshja e parë zhvillohet sot (e shtunë) nga ora 18:00, derisa ndeshja e dytë, nesër (e diel), po ashtu nga ora 18:00.

Të dy këto takime do t’i ndihmojnë përzgjedhësit të Kosovës, Damir Mulaomeroviq për të parë formën e lojtarëve para ndeshjeve ndaj Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe, që zhvillohen gjatë muajit gusht, në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2021.

Dardanët më 3 gusht janë mysafirë të Luksemburgut, më pas e presin Britaninë e Madhe më 7 gusht dhe Luksemburgun më 14 gusht, kurse ndeshja e fundit është kundër Britanisë në udhëtim më 17 gusht.

(Kosova Sot Online)