Presidenti i Boca Juniors: Zyrtarizimi i De Rossit vjen gjatë ditëve në vijim

  • 20 July 2019 - 14:16
Presidenti i Boca Juniors: Zyrtarizimi i De Rossit vjen gjatë ditëve në vijim

Presidenti i gjigantit argjentinas, Daniel Angelici, e ka konfirmuar se legjenda e Romës, Daniele de Rossi, do të luajë për skuadrën e tij gjatë sezonit të ardhshëm. Zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje do të bëhet brenda ditëve në vijim.

Mesfushorit legjendar nuk iu ofrua kontratë e re nga Roma dhe ai u detyrua të largohet në fund të sezonit të kaluar. Megjithatë, De Rossi nuk dëshiron të pensionohet dhe është shumë afër kalimit te Boca Juniors.

“De Rossi do të arrijë definitivisht gjatë ditëve në vijim, ai ka dëshirë ta veshë fanellën e Bocas. Nicolas Burdisso ka folur me të shumë dhe unë mund ta konfirmoj se transferimi është 99 për qind i kryer”, ka thënë Angelici.

“Ai mund të na ndihmojë me përvojën e tij, më pëlqejnë lojtarët që dëshirojnë të vijnë në Boca. E njëjta gjë ndodhi edhe me Jan Hurtadon, ai kishte oferta në Itali, por preferoi të vijë këtu”.

“Ta kesh një kampion bote si De Rossi, njëri ndër të vetmit këtu, na bën shumë krenarë. Ai do të jetë një e mirë për futbollin argjentinas. Unë jam djali i italianëve, që është edhe arsyeja pse jam më i kënaqur që një lojtar italian i nivelit të tij ka vendosur ta mbyllë karrierën te ne”.

Pas 18 vjetëve me Romës, 35-vjeçarit iu bë e ditur nga drejtuesit e verdhekuqve se nuk do t’i rinovohej kontrata. Ky ishte një fund i dhimbshëm për De Rossin, i cili tha se do ta kërkojë ndonjë klub të ri në Itali. 

Mediat e mëdha italiane raportuan se Fiorentina do t’ia ofronte një kontratë afatshkurtër mesfushorit italian. Megjithatë, pastaj kishin filluar lajmet se De Rossi mund edhe të pensionohet, pasi që Fiorentina nuk i bëri ofertë futbollistit.

Por, tani duket se karriera e De Rossit si futbollist po shkon në një drejtim plotësisht tjetër. Italiani do ta nënshkruajë një kontratë tetëmuajshe në kryeqytetin argjentinas dhe do të paguajë rreth 500 mijë euro për shërbimet e tij.

(Kosova Sot Online)