De Jong: Do të më pëlqente të luaj me Neymarin

  • 20 July 2019 - 15:32
De Jong: Do të më pëlqente të luaj me Neymarin

Frenkie de Jongut do t’i pëlqente mundësia të punojë bashkë me Neymarin në Barcelonë, ndërsa veçse është i emocionuar që sezonin e ardhshëm do të mundë të bashkëpunojë me Lionel Messin dhe Antoine Griezmannin.

Mesfushori holandez kishte arritur marrëveshje me Barcelonës gjatë afatit kalimtar të janarit, mirëpo mbeti në skuadrën e Ajaxit deri në fund të sezonit 2018/19.

Ai tani i është bashkuar një skuadre me plot yje dhe ai pritet ta bëjë skuadrën e kampionëve të La Ligës edhe më të fuqishme për shkak të aftësisë së tij dhe kreativitetit në fushën e lojës.

Barcelona është gjithashtu duke punuar për ta përmirësuar edhe më shumë skuadrën në repartin e sulmit, që tashmë përfshin pesë-herë fituesin e Topit të Artë Lionel Messin, Luis Suarezin dhe Antoine Griezmannin.

Mediat botërore raportojnë se Barcelonës mund t’i bashkohet Neymari, i cili është i pakënaqur në Paris Saint-Germain, ku u transferua për 222 milionë euro nga Barcelonës para dy vjetëve. Ai nuk ishte as sot në skuadrën e ftuar për ndeshjen e radhës parasezonale të kampionit francez.

“Natyrisht se do të më pëlqente të luaja me Neymarin. Mendoj se ai është një lojtar shumë i mirë, por nuk varet nga unë të vendos nëse ai do të vijë në Barcelonë apo jo”, ka thënë De Jongu për të përditshmen spanjolle, Sport.

27-vjeçari raportohet se tani e do kthimin në “Camp Nou”, por edhe Real Madridi e Juventusi janë përfolur si destinacione të tjera të mundshme për brazilianin gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Këto spekulime u nxitën edhe më shumë kur Neymari mundoi në skuadrën e PSG-së në fillim të përgatitjeve parasezonale. Klubi tha se do ta ndëshkojë Neymarin për këtë gjë, përkundër që babai i lojtarit tha se Neymari kishte marrë leje paraprakisht që ta shtynte pushimin.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, ka thënë se Neymarit i lejohet largimi nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të verës, edhe pse ai shtoi se deri më tani nuk ka pasur oferta të mirë, përkundër bisedimeve sipërfaqësore me Barcelonën. 


(Kosova Sot Online)