Abidal: Nuk kemi kontaktuar me Griezmann derisa njoftoi largimin e tij

  • 20 July 2019 - 18:48
Abidal: Nuk kemi kontaktuar me Griezmann derisa njoftoi largimin e tij

Sekretari teknik i Barcelonës, Eric Abidal, ka thënë se blaugranët kanë kontaktuar Antoine Griezmann vetëm pasi që ky i fundit njoftoi se do të largohet nga Atletico Madrid në fund të sezonit.

Edhe pse dihet interesimi që kishte Barcelona për sulmuesin francez dhe anasjelltas, Barcelona ka mohuar të ketë kontaktuar me Griezmann para se ky i fundit t’ua bënte të qartë largimin e tij ish-klubit të tij nga qyteti i Madridit.

“Ne nuk kemi pasur marrëveshje paraprake me lojtarin (Griemann)”, ka thënë Abidal.

“Barcelona ka kontaktuar me agjentin dhe avokatin e tij menjëherë pasi Griezmann njoftoi se do të largohet nga Atletico Madrid”, deklaroi Abidal.

Madje ai thumboi yllin e skuadrës Lionel Messi duke thënë “Ndoshta kjo është arsyeja pse Messi nuk dëshironte të fliste për Griezmann”, ka shtuar Abidal.

“Ai është shumë i mirë në sulm, një nga golashënuesit më të mirë, ne duhet ta kemi një lojtar si ai në ekip”, ka përfunduar Abidal”.

(Kosova Sot Online)