Njihuni me sulmuesin që shënoi gola më shumë se Ronaldo e Messi

  • 20 July 2019 - 21:24
Njihuni me sulmuesin që shënoi gola më shumë se Ronaldo e Messi

Mjaftuan dy minuta dhe një gjuajtje me fat e Baghdad Bounedjah që Algjeria të fitonte Kupën e Afrikës në finalen kundër Senegalit.

Sulmuesi 27-vjeçar e mbylli këtë kompeticion me dy gola të shënuar, një në ndeshjen e parë ndaj Kenias dhe këtë të të  finales, teksa ka humbur edhe një penallti. Gjithsesi shifrat më impresionuese i ka tek klubi i tij, Al Sadd në Katar. Aty ku luan që nga vitit 2015 dhe në sezonin e shkuar ai u bë lojtari me më shumë gola në të gjithë botën, duke ruajtur një rekord absolut mbi Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Në sezonin e fundit Messi shënoi 51 gola në 50 ndeshje, Ronaldo 28 në 42 ndeshje. Ndërkohë që Bounedjah në vitin 2018 shënoi 59 gola në 40 ndeshje, duke kapur shifra sensacionale, teksa partnerë të tij në fushë ishin spanjollët Gabi dhe Xavi.

Pavarësisht se kampionati i Katarit nuk mund të krahasohet me kampionate si La Liga dhe Serie A, megjithatë sulmuesi algjerian vijon rrugën e tij, teksa këtë sezon refuzoi oferta nga Leeds United në Angli dhe Marseille në Francë, duke rinovuar kontratën me Al Sadd deri në vitin 2024 dhe në sezonin aktual ka shënuar 10 gola në 11 ndeshje, tashmë me Xavi Hernandez si trajner.

(Kosova Sot Online)