Sllovakia fiton dramën ndaj Kosovës në Bratisllavë

  • 20 July 2019 - 22:27
Sllovakia fiton dramën ndaj Kosovës në Bratisllavë

Ndeshja miqësore mes kombëtares së Sllovakisë dhe Kosovës, është karakterizuar me lojë shumë të mirë dhe me kthesa në rezultat.

Dramë deri në sekondat e fundit, por në fund sllovakët triumfuan me rezultat 85:79 (23:16, 23:19, 17:26, 22:18) ndaj Kosovës, në takimin që u luajt në palestrën “Eurovia Arena” në Bratisllavë.

Në minutën e 33-të, Kosova ishte në epërsi me 5 pikë (63:68), por sllovakët shpejt e shkrinë atë dhe arritën që të fitojnë këtë sfidë tejet interesante.

Te sllovakët u dallua Jones me 32 pikë dhe te kombëtarja jonë Berisha me 30 pikë.

Kjo miqësore ishte shumë e mirë për Kosovën në prag të ndeshjeve kualifikuese për Eurobasket 2021, kundër Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe.

(Kosova Sot Online)