Bayerni e mposht me lehtësi Real Madridin në International Champions Cup

  • 21 July 2019 - 08:27
Bayerni e mposht me lehtësi Real Madridin në International Champions Cup

Bayern Munich e ka mposhtur me lehtësi 3:1 Real Madridin në turneun parasezonal miqësor, International Champions Cup, të shtunën në Houston.

Corentin Tolisso, Robert Lewandowski dhe Serge Gnabry shkëlqyen duke shënuar për kampionin gjerman, ndërsa golin e vetëm për madrilenët e realizoi Rodrygo nga goditja e dënimit në fund të takimit.

Eden Hazard, bashkë me blerjet e tjera të reja, Luka Jovic, Ferland Mendy dhe Rodrygo Goes debutuan për skuadrën e Zinedine Zidane.

Ndërkohë, Gareth Bale u la jashtë skuadrës së Madridit duke i ngritur edhe më shumë dyshime për të ardhmen e tij. 

(Kosova Sot Online)