Pamje: Whyte i mbijeton rrëzimit në rundin e 9-të dhe e rreh Rivasin

  • 21 July 2019 - 09:20
Pamje: Whyte i mbijeton rrëzimit në rundin e 9-të dhe e rreh Rivasin

Dillian Whyte i mbijetoi një rrëzimi në rundin e nëntë dhe u çua dhe e mposhti Oscar Rivasin, në një meç drithërues në Arena 02 në Londër, duke e bërë një hap afër mundësisë për të luftuar për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë.

Boksieri britanik u tregua i zgjuar në fillim të meçit dhe ishte afër t’i jepte fund kolumbianit Rivas në rundin e dytë pas një goditjeje të fortë me të djathtën.

31-vjeçarit, i cili po lufton për një mundësi për titullin WBC ndaj Deontay Wilder, ishte afër t’i shuhej ëndrra kur u rrëzua në dysheme pas një uperkati në rundin e nëntë.

Megjithatë, ai u ngrit në këmbë dhe e mori veten për të fituar në fund me pikë. Gjyqtarët votuan në favorin e tij  115-112, 115-112 dhe 116-111.

(Kosova Sot Online)