“Gareth Bale e ka derën e hapur në Bayern Munich”

  • 21 July 2019 - 10:15
“Gareth Bale e ka derën e hapur në Bayern Munich”

Mesfushori i Bayern Munich, Thiago Alcantara, ka thënë se anësori i Real Madridit, Gareth Bale, do të ishte i mirëseardhur nëse vendos t’i bashkohet kampionit gjerman.

Për Bale është përfolur se mund të kalojë në Bayern, duke qenë se klubi gjerman është duke e kërkuar një anësor pas pensionimit të 35-vjeçarit Arjen Robben dhe largimit të Franck Ribery, i cili e largua nga klubi pasi i mbaroi kontrata këtë verë.

Callum Hudson-Odoi i Chelseat dhe Leroy Sane i Manchester City thuhet të jenë synimet kryesore të Bayernit për krahët e sulmit, por Thiago thotë se uellsiani 30-vjeçar e ka derën e hapur për t’iu bashkuar kampionit gjerman.

Bale do të largohet nga Real Madridi këtë verë, këtë e konfirmoi edhe trajneri Zinedine Zidane që tha se klubi po punon për ta shitur atë.

Mesfushori spanjoll Thiago tha: “Për mua është e qartë, çdo lojtar i madh, i cili dëshiron të vijë dhe të luajë në një ekip të madh si Bayern Munich, është i mirëseardhur këtu. Ai do ta ketë derën e hapur”.

(Kosova Sot Online)