Huqja e madhe e Benzemas, s’di të shënojë në portën bosh ndaj Bayern Munich

  • 21 July 2019 - 11:46
Huqja e madhe e Benzemas, s’di të shënojë në portën bosh ndaj Bayern Munich

Karim Benzema e ka nisur si është më së keqi fazën përgatitore me Real Madridin duke bërë paraqitje të dobët në një ndeshje miqësore ndaj Bayern Munich të shtunën në SHBA.

Bayern Munich e mposhti me lehtësi 3:1 Real Madridin në turneun parasezonal miqësor, International Champions Cup, të shtunën në Houston, dhe sulmuesi francez Benzema ndikoi në rezultat veçanërisht kur e humbi një rast të jashtëzakonshëm për gol.

Benzema, i cili luajti vetëm 45 minutat e parë të kësaj ndeshjeje, lëshoi një mundësi të artë për të shënuar për Real Madridin, kur skuadra e tij po humbiste 1:0 pak para pjesës së parë.

Marco Asensio e shërbeu francezin me një top në thellësi të zonës, por Benzema dështoi madje ta godasë topin.

Sikur të shënonte, goli i tij që do të ishte i barazimit, mbase do t’i jepte tjetër drejtim këtij takimi që Bayerni e fitoi në fund 3:1.

(Kosova Sot Online)