Griezmann: S’po m’u pritet derisa Messi të kthehet nga pushimi

  • 21 July 2019 - 12:01
Griezmann: S’po m’u pritet derisa Messi të kthehet nga pushimi

Antoine Griezmann e ka pranuar se mezi pret që Lionel Messi të kthehet nga pushimi dhe ta shohë atë në stërvitje me Barcelonën.

Ish-sulmuesi i Atletico Madridit do të luajë pa Messin në turin e Barcelonës në Japoni, për shkak se argjentinasi ndodhet ende në pushimin e verës pas obligimeve me Kombëtaren e tij në Kupën e Amerikës.

Në një intervistë për MARCA, Griezmann foli për kalimin e tij në Barcelonë dhe për faktin se do të luajë me Messin.

“Po, do të jetë e mahnitshme të luaj përkrah tij. Mezi pres të shoh sesi është ai çdo ditë, si stërvitet. Dua ta shoh atë duke bërë gjëra në stërvitje dhe t’i përsëris ato. Dua ta njoh në fushë dhe jashtë saj. Mezi pres që të vijë ai”, tha Griezmann.

Ai beson se është person me të cilin mund të shoqërohesh shumë lehtë, prandaj parashikon se do të kalojë mirë me bashkëlojtarët e rinj.

“Unë nuk jam person i vështirë. Më pëlqen të jem përreth njerëzve, ta shijoj shoqërimin me ta dhe jam i sigurt që do të kaloj shumë mirë me ta”, theksoi ai. 

(Kosova Sot Online)