Menaxheri i Bale i reagon ashpër Zidanit

  • 21 July 2019 - 12:34
Menaxheri i Bale i reagon ashpër Zidanit

Deklarata e trajnerit Zinedine Zidane për Gareth Bale ka bërë xhiron e të gjitha medieve botërore. Numri një i stolit nuk e aktivizoi në ndeshjen e humbur ndaj Bayern Munchen-it dhe deklaroi hapur se donte që sulmuesi të shitej sa më parë. 

Agjenti i Gareth Bale, Jonathan Ian Barnett, ka folur në lidhje me deklaratën e teknikut të “Los Blancos”. “Zidane nuk tregoi respekt për një lojtar që ka dhënë shumë për Real Madrid-in. Po punojmë që ta shesim”, u shpreh ai.

Destinacioni i ri i Bale mund të jetë Bayern Munchen, me bavarezët që duan të sigurojnë shërbimet e sulmuesit. Presidenti Florentino Perez ka ulur shumë pretendimet për të prandaj dhe një lëvizje e tillë mund të realizohet. 

(Kosova Sot Online)