De Ligt thotë se paraja s’është faktor në karrierën e tij

  • 21 July 2019 - 13:35
De Ligt thotë se paraja s’është faktor në karrierën e tij

Matthijs de Ligt i ka quajtur të pakuptimta thashethemeve se e kishte refuzuar Paris Saint-Germainin për shkak se do të paguhej më pak se Kylian Mbappe.

De Ligt së fundmi e kompletoi kalimin në Juventus nga Ajaxi për 85.5 milionë euro, por para se kjo të ndodhte, flitej se ai do të mundë të kalonte te Barcelona, Manchester Unitedi apo PSG-ja.

Qendërmbrojtësi holandez pohon se ka qenë tifoz i Juventusit që prej moshës shtatë vjeçe.

“Ende e kam fanellën e Juventusit nga mosha shtatë vjeçe. Ardhja në Torino do të më bëj lojtar më të kompletuar”, tha ai.

Ai foli edhe për thashethemet para se t’i bashkohej bardhezinjve.

“Kam tentuar ta distancoj veten nga këto thashetheme sa më shumë. Por dikur e arritën kulmin”, theksoi ai.

“Gjëja më e çmendur që e kam lexuar ka qenë se nuk refuzoja të shkoja në PSG sepse nuk do të paguhesha më shumë sesa Kylian Mbappe. Çfarë gjepurash”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)