“Messi” i Real Madridit: S’më pëlqen se e gjithë vëmendja është tek unë

  • 21 July 2019 - 15:25
“Messi” i Real Madridit: S’më pëlqen se e gjithë vëmendja është tek unë

Takefusa Kudo debutoi për Real Madridin në humbjen 3:1 ndaj Bayern Munich në turneun miqësor, International Champions Cup, të shtunën.

Talenti japonez foli për vëmendjen që ka marrë prezenca e tij në kampion parasezonal të Real Madridit në vendlindjen e tij.

Atij, megjithatë, nuk po i pëlqen fakti që të gjithë po flasin për të.

“E di çfarë po ndodh në vendin tim. Njerëz janë paksa… e gjithë vëmendja është në mua, dhe kjo nuk më pëlqen në fakt”, tha ai.

Edhe pse u mposht, Kubo është i lumtur që luajti në fanellën e Real Madridit.

“Jam shumë i lumtur me debutimin tim për Real Madridin, edhe pse humbëm dhe unë e urrej humbjen”, shtoi ai.

18-vjeçari pritet që këtë sezon të luajë për Real Madrid B, ekipin e dytë të Realit, për të marrë përvojën e duhur. 

(Kosova Sot Online)