Kane: Goli ndaj Juventusit ndër më të mirët në karrierë

  • 21 July 2019 - 19:31
Kane: Goli ndaj Juventusit ndër më të mirët në karrierë

Harry Kane shënoi golin vendimtar ndaj Juventusit në një ndeshje miqësore dhe atë e bëri në mënyrë spektakulare. Ai shënoi nga gjysma e fushës duke e mposhtur portierin kundërshtar Ëojciech Szczesny.

“Është ndër golat më të mirë në karrierën time”, ka thënë Kane.

Loja dukej se po shkonte drejt penalltive. Por Kane shënoi këtë gol spektakular në lojën shtesë.

Kapiteni i kombëtares angleze e kishte vërejtur portierin kundështar se ishte larg portës së tij dhe e mposhti me një goditje shumë precize duke bërë që ndeshja të përfundojë 3-2 në favor të londinezëve.

Kane në karrierën e tij ka shënuar 164 gola në të gjitha kompeticionet. Goli i tij i parë erdhi në vitin 2011 ndaj Shamrock Rovers, që është ekip nga Irlanda, në vitin 2011.


(Kosova Sot Online)