Fekir afër kompletimit të transferit në La Liga

  • 21 July 2019 - 22:39
Fekir afër kompletimit të transferit në La Liga

Lyon i ka dhënë dritën e gjelbërt mesfushorit ofansiv Nabil Fekir për transferim tek skuadra e Real Betis në Spanjë. Kjo sipas raportimeve të shumë mediave francize.

Fekir sezonin e kaluar ishte afër transferit tek klubi i Liverpoolit për një shumë prej 60 milionë funta por transferi dështoi në fund për shkak se Fekir nuk kaloi testet mjekësore.

Fekir pritet që nesër të udhëtojë në Sevilla për të përmbyllur transferin.

Shuma pritet të jetë diku 25 milionë euro.

Kjo do i hapë rrugë transferit të Giovanni Le Celso tek klubi i Tottenham Hotspur pasi që lojtari luan në një pozitë të ngjashme me Fekir.


(Kosova Sot Online)