Luis: Shpresoj që Neymar të rikthehet te Barcelona

  • 22 July 2019 - 08:31
Luis: Shpresoj që Neymar të rikthehet te Barcelona

Felipe Luis ka thënë se ai shpreson që Neymari të largohet nga Paris Saint-Germain dhe të rikthehet te kampioni i La Liga-së, Barcelona, për të mirën e futbollit brazilian.

Sulmuesi brazilian dëshirohet të largohet nga kampioni i Ligue 1, derisa projektohet një rikthim i mundshëm i tij në Camp Nou, dy vite pasi u largua për shumën rekorde prej 222 milionë euro.Derisa Felipe Luis e dëshiron rikthimin e bashkëlojtarit të tij brazilian te Blaugranasit, ish-anëtari i Atletico Madridit është në dijeni se ky operacion do të jetë i vështirë.“Dua që ai të rikthehet te Barcelona. Te Barca, Neymar është i lumtur. Dua që ai ta shijojë futbollin dhe të luajë përkrak Lionel Messit”, ka thënë mbrojtësi brazilian për Cope Tiempo de Juego.“Shpresoj që të ndodhë kjo gjë, është në të mirë të futbollit brazilian, por e di se do të jetë shumë e vështirë të kompletohet ky transferim”, ka shtuar më tej ai.

Luis e ka konfirmuar largimin nga Los Cholchoneros, pas tetë vitesh qëndrimi në Spanjë, derisa po e kompleton kalimin te Flamengo si lojtar i lirë. 

(Kosova Sot Online )