Bale në rrugë për t’u bërë lojtari më i paguar në botë, merr ofertë mbi €1m në javë

  • 22 July 2019 - 10:01
Bale në rrugë për t’u bërë lojtari më i paguar në botë, merr ofertë mbi €1m në javë

Klubi kinez Beijing Guoan është i gatshëm ta bëjë yllin uellsian, Gareth Bale, lojtarin më të paguar në botë.

Guoan i ka ofruar atij pagë javore në vlerë 1.1 milion euro, rreth 52 milionë euro në vit, shumëfish më shumë se paga e tij aktuale në Real Madrid, që është 17 milionë euro në vit, transmeton Gazeta Express.

Kjo ofertë, sipas gazetës britanike Mirror, do ta bënte 30-vjeçarin lojtarin më të paguar në botën e futbollit.

Largimi i Bale nga Real Madridi është pothuajse i sigurt këtë verë, pasi trajneri Zinedine Zidane tha së fundmi se klubi po punon për ta shitur atë në ndonjë klub tjetër.

Trajneri francez madje nënvizoi se shpreson se Bale do të largohet sa më shpejt për t’i bërë nder të dy palëve.

Megjithatë, përkundër ofertës tejet joshëse dhe fitimprurëse, Bale mund të mbetet në Evropë. 

(Kosova Sot Online)